LSI: Bashke vetem per Gerdecin
Oli Xhilaga
Opozita e bashkuar vetem per doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha. Ne kete menyre, rishfaqja se bashku e krereve te opozites ne "Marshimin e Heshtjes", lidhet vetem me kete qellim. Madje, ishin vete drejtuesit e dy partive kryesore te opozites, Edi Rama dhe Ilir Meta, ato te cilet theksuan si elemente kryesore te ketij bashkimi, pikerisht solidaritetin per viktimat e Gerdecit dhe kerkesen e vazhdueshme per largimin e Kryeministrit, si kryefajtori i kesaj tragjedie, duke mbyllur ne kete menyre cdo hamendesim per nje ribashkim te mundshem te koalicionit te vjeter opozitar. Njekohesisht, nje qendrim i tille u ritheksua dhe njehere tjeter dje nga sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili.
"Reagimi i dy diteve me pare ishte mbeshtetja masive e mijera e mijera njerezve ndaj kerkeses sone per doreheqjen e menjehershme te Kryeministrit Berisha, qe po prodhon tragjedi dhe qe po e shperdoron pushtetin ne menyre te frikshme, duke marre edhe jete njerezish". Pra, sipas tij, dalja perkrah njeri-tjetrit ne protesten e dy diteve me pare, te krereve te PS-se dhe LSI-se, nuk mund te lidhet me asnje lloj qellimi tjeter, vec atij te largimit te Kryeministrit Berisha. Gjykuar ne kete kendveshtrim, Vasili vuri ne dukje faktin se "LSI dhe opozita ofroi per publikun shqiptar dimensionin e munguar te nje reagimi si qytetare evropiane, te cilet nga ana e tyre jane entuziaste per te hyre ne Evrope, perkundrejt nje mazhorance qe vazhdon te jete arrogante, mosperfillese dhe reminishente ne raport edhe me reagimin e saj te dikurshem per publikun e gjere dhe institucionet shqiptare, te cilat nuk ka hezituar t'i djege, t'i dhunoje dhe t'i shkaterroje ato". Njekohesisht, duke i meshuar ketij momenti, Vasili beri me dije se nje vendim i tille i LSI-se per te protestuar ne marshimin e heshtur erdhi vetem si nje qendrim njerezor, qytetar dhe nje shprehje te jashtezakonshme, si asnjehere tjeter ne historine e ketij vendi, nje reflektim te thelle per nje tragjedi te pa precedent. Levizja Socialiste per Integrim vec doreheqjes se Kryeministrit Berisha ka shkuar me tej duke kerkuar nje rikompozim pothuajse te plote te kabinetit aktual qeveritar. Keshtu, sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Vasili gjate komunikimit te tij me mediat, vleresoi se "nje situate e tille e bllokimit dhe deshtimit te plote te qeverisjes se vendit ka nje kryefajtor dhe pergjegjes, i cili eshte vete Kryeministri Berisha, te cilit i ka dale situata plotesisht jashte kontrollit dhe doreheqja e menjehershme e tij si edhe e ministrave te tjere eshte nje detyrim i pashmangshem per ta". Me konkretisht, LSI kerkoi dje doreheqjen e ministrit te Financave, ministrit te Puneve dhe Ceshtjeve Sociale.
SSSASS