E Diel, 1 Nëntor 2026

Erës nuk i është mbushur mendja të bëjë “paqe” me Ramën

Një nga njerëzit skeptikë për koalicionin PS-LSI ka qenë edhe vajza e vogël e çiftit Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Era. Ajo është aq e dhënë pas politikës, saqë gjithmonë e ka diçka për të thënë në lidhje me zhvillimet politike. 

Në festën e PS-së, ditën e hënë, Era ishte e ftuar speciale, në hotel “Sheraton”, së bashku me prindërit. Madje, një shtrëngim duarsh i veçantë nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama i ka takuar pikërisht asaj. Por, siç e shihni edhe në foto, duket se Erës ende nuk i është mbushur mendja top se ky xhaxhi Edi do sillet mirë. Nuk ia ka thënë këtë aty në sy, por duket se është rezervuar shumë për një buzëqeshje. 
(e.m/summerpages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›