E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha ndal vendimet! Biznesi të distancohet nga kjo qeveri

TIRANË - Kryetari i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje sot kryeministrit ende në detyrë, z Sali Berisha që të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë. Sipas Ramës, populli e ndëshkoi pikërisht për këto vendime. Ai siguroi se qeveria e ardhshme do të sillet e rreptë ndaj çdo aktiviteti privat që nis punën pas 23 Qershorit.

Thirrja e Ramës u bë në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, ku Rama mbajti një fjalim hyrës. "Jam i detyruar t’iu bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli, të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare mbi çëshje për të cilat u ndëshkua me votë", tha kryesocialisti Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas mbledhje së qeverisë, ku u miratuan rritja e pagave dhe pensioneve dhe pas mbledhjes më të fundit atë të Këshilli Kombëtar i Territorit, ku u miratua plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, si dhe lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore.

BERISHA FIRMOS RRITJEN E RROGAVE TË ULTA ME 11.3%
E ndërsa Rama i bëri thirrje që Kryeministri në largim Sali Berisha të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë, po sot Berisha firmosi rritjen e pagës minimale në nivelin 11.3%.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri në faqen e tij në rrjetin social Facebook por duke mos komentuar apelin e Ramës. "Të dashur miq, sot firmosa vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %. Kjo është rritja më e madhe që kemi bërë ndonjëherë e rrogave të ulta. Me këtë vendim rroga minimale në Shqipëri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rritet me 110 %. Ne mbajmë premtimet", shkruan Kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Berisha firmos rritjen e rrogave të ulta me 11.3% Majko: Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen Asambleja, Rama: Ose të bëjmë histori, ose do ndëshkohemi si kundërshtarët Qeveria, 25 miliardë lekë borxh te qytetarët. BSH: Të martën, ankandi i bonove të thesarit VIDEO: Rama: Berisha ndal vendimet. Biznesi të distantohet nga kjo qeveri, ndryshe do sillem rreptë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›