Ergotelis-Aris, sfida Haxhi-Vangjeli

Ergotelis i Altin Haxhit do të përballet nesër me Aris të Selanikut, ku militon dhe ish-futbollisti i përfaqësueses U-21, Kristi Vangjeli. Në ndeshjen e fundit, Ergotelis barazoi 0-0 në transfertë me Apolon Kallamarja, ndërkohë që Aris humbi 3-2 në shtëpi me Olimpiakos.
Altin Haxhi (10 ndeshje, 1 gol) do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, kurse Kristi Vangjeli që është aktivizuar në vetëm 2 nga 11 javët e luajtura të kampionatit grek, është përfshirë në listën e 18 lojtarëve që do të udhëtojnë për në Selanik. Ergotelis renditet në vendin e 11 me 12 pikë, dy më shume se Aris që ndodhet në vendin e 13 me 10 pikë.
Mina Petro