E Shtunë, 31 Tetor 2026

BMW e Bekam gjendet në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Policia maqedonase ka arritur të gjejë pas një aksioni blic një makinë, që dyshohet të jetë e mesfushorit të Realit të Madridit, Dejvid Bekam. Policia vendase ka deklaruar nëse Bekam nuk bën një kërkesë për ta rimarrë atë, atëherë ata do të jenë të detyruar ta nxjerrin në ankand. "Dyshojmë se makina që kemi gjetur mund të jetë e Dejvid Bekam. Për këtë jemi të informuar edhe nga Interpoli", kanë thënë burime maqedonase për "Reuter". Sipas kanalit televiziv të Maqedonisë "Channel 5" një makinë luksoze BMW X5 mes të cilave edhe katër të tjera u gjendën në vijën kufitare Maqedoni-Shqipëri, të cilat mendohen të jenë vjedhur para një viti. Vlera e makinës llogaritet rreth 100 mijë euro.

Gert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›