Ergys Burgia... një histori nga eksodi i marsit 91
07/03/2011 Mbërrin në Shqipëri pas 20 vitesh emigrim, pjesëmarrja në demonstratën e 90-s dhe arratisja në Amerikë
DURRES- Liberalizimi vizave dhe malli i madh për vendin e të afërmit ka sjellë në vendlindje edhe një djalosh i arratisur vite e vite më parë. Ergys Burgia është kthyer në qytetin e tij të lindjes Durrës pas plot 20 viteve. Muaji mars është edhe stina e ditët e përkujtimit të ngjarjes së veçantë, e cila hyri në histori si koha e eksodit të madh të marsit 1991. I arratisuri pas demonstratës së Durrësit më 14 dhjetorit 1990 ka qëndruar larg gjithçkaje që e mbante të lidhur me vendin, shokët, studimet dhe rininë. Burgia mbart në vetvete histori të gjalla të periudhës së regjimit komunist dhe të lëvizjes demokratike. Fare i vogël provoi të mbante në kurriz njollën e një familje të padëshiruar për regjimin e kaluar. Por nga ana tjetër është edhe dëshmitar i lëvizjeve të para antikomuniste në Tiranë e në Durrës. Është larguar duke kthyer kokën pas pikërisht në kohën kur po luftohej kundër tankeve të diktaturës për të hapur kufijtë.
Eksodi dhe Shqipëria...
Së bashku me të vëllanë Ergysi la Durrësin për të shtegtuar larg dhe për një kohë shumë të gjatë. Plot 20 vite. Së bashku me ditët ka ikur larg edhe rinia e djaloshit nga Durrësi, i cili ka edhe sot e asaj dite kujtime të freskëta. 14 dhjetori i vitit 1990 ka lënë gjurmë edhe në trupin e djaloshit Burgija ngase nga përplasja me policinë e diktaturës është plagosur. Askush nuk e ka marrë vesh asokohe se ai mjekohej në ilegalitet nga një infermiere, e cila kishte lidhje fisnore me familjen Burgija. Duke qenë në bllokun e parë të studentëve të dhjetorit ra në sy të oficerëve të sigurimit të asaj periudhe. Ata e mbajtën nën përgjim ngase i riu nga Durrësi kishte shfaqur hapur pikëpamjet demokratike. Tani pas 20 vite kohë nga dita kur u largua ai është i mrekulluar nga ndryshimet dhe transformimet e qytetit të tij bregdetar. Fluturimi me avion dhe zbritja në Rinas i ka dhënë shumë mundësi të sodisë vendin nga lartësitë dhe shprehet se gjërat kishin ndryshuar aq shumë saqë nuk u besonte syve. “Unë e dua shumë Amerikën, por duke jetuar atje, vitet e rinisë që kalova më bënë që ta dua shumë e më shumë edhe atdheun tim Shqipërinë”,-thotë Ergysi. Jeton në Florida në Jacksonville të shtetit të Floridës dhe ka zënë miqësi me vendës dhe emigrantë të kombësive të ndryshme. Ergysi thotë se në orë pushimi e në ditë festimesh u flet për Shqipërinë, Durrësin, Tiranën, shokët dhe gjithçka tjetër që e bën krenar. Periudha e gjatë e qëndrimit jashtë vendi dhe malli i pamasë për qytetin e tij të lindjes ka bërë që Ergysi ta përjetojë ardhjen në Durrës si ngjarje tepër të dëshiruar. Ai është shprehur i mahnitur teksa ka parë me sytë e tij atë që i tregonin familja, shoqëria, apo edhe që kishte mundur të shikonte në DVD e në TV lidhur me ndryshimet e mëdha të Durrësit dhe në tërësi të jetës në vendlindje.
Arratisja
Ergysti me të vëllanë është arratisur në dhjetor 1990, disa muaj para eksodit me anije nga porti Durrësit drejt brigjeve italiane. Imazhet e këtij eksodi Ergysi i ka përjetuar përtej brigjeve shqiptare me një ndjenjë sa gëzimi edhe trishtimi. Ai iku kur edhe mundësitë kanë qenë më të mëdha, pasi kishte nisur nga protestat studentore edhe thyerja e shtetit totalitar. E ëma e tij, Violeta, e cila në periudhën e demonstratave ka përjetuar trauma të rënda psikologjike për fatin e fëmijëve të saj ka treguar se Ergysi përjetonte në ato ditë të situatave të turbulluara njëfarë ndjenje krenarie dhe detyrimi. Ajo tregon se si i biri i thoshte pa ndërprerje “Sistemi do të përmbyset, por lypset të mos derdhet gjak”, duke shprehur bindjen se regjimi komunist në Shqipëri jetonte ditët e fundit. Familja Burgija e ka vuajtur për dhjetëra vite njollën e rëndë të familjes me biografi të keqe, e cila i kishte vendosur në listën e zezë të kohës. Prindërit dhe djemtë pasi u rritën përgjoheshin hap pas hapi. Kjo i kishte veçuar nga shoqëria duke nxitur në këtë mënyrë edhe pjekurinë e parakohshme të djemve që rriteshin me urrejtjen për dasinë klasore mes moshatarëve. Pas takimit me Azem Hajdarin në Tiranë të dy vëllezërit kishin nisur të lëviznin dhe të shfaqeshin hapur në anën e kundërt me regjimin. Ergysi dhe i vëllai shkonin në shtëpi dy e tre orë pas mesit të natës. Rruga ishte me të papritura pasi “hijet e natës”, siç i quante Ergysi spiunët e sigurimit, përgjonin djemtë. Violeta qëndronte zgjuar deri në të gdhirë në pritje të djemve dhe ashtu me duar në prehër e në gji shikonte e strukur në minderin e shtëpisë orën e varur në mur duke numëruar tik-taket me shpresë se dera të binte nga çasti në çast. Veprimet e Ergysit, si dhe e të rinjve të tjerë me pikëpamje demokratike, antikomuniste, ishin me shumë rrezik për jetën. Regjimi ishte plagosur ndaj edhe ndëshkimi tyre qe i pamëshirshëm për çdo kënd që binte në dorën e oficerëve të këtij sigurimi. Durrësi patrullohej rrugicë më rrugicë. Policia ndihej e pranishme gjithandej. Në një rast, teksa është përplasur me policinë, Ergysi është plagosur, por rasti mbeti i padeklaruar dhe kështu i riu mjekohej në shtëpi. Plaga qe e madhe, por prindërit e familjarët vendosën të mos e bëjnë publike, pasi për jetën e Ergysit një gjë e tillë do të ishte fatale. Dega e brendshme në Durrës përmes shërbimeve të saj dhe rrjetit të informatorëve kishte mundur të pikaste se Ergys Burgija ishte një ndër të rinjtë që qe përplasur me policinë në rrugicat e qytetit në orët e natës dhe se ai qe plagosur. Në kohën që policia kishte ngushtuar rrezen për ta gjetur strehën e tij, ai transferohet për në Tiranë, ndërsa familja nuk pranoi të deklaronte asgjë. Violeta, e ëma e tij, thotë se “Më pas me shumë peripeci ai me vëllain kaluan kufirin dhe përfunduan në Gjermani, duke i dhënë fund vuajtjeve të panumërta dhe frikës e panikut për jetën në Durrës”. Sot Ergysi jeton në Amerikë me statusin e azilantit politik.
Eksodi
Dhjetori i vitit 1990 dhe marsi vitit 1991 në Durrës kishte më së shumti të rinj që vinin nga zona, Shijaku, Tirana e Kavaja sesa të rinj durrsak, pasi këta të fundit druheshin se mos identifikoheshin. Trazirat kishin prekur qytetin bregdetar dhe çdo ditë e më shumë qytetarët hidhnin sytë nga porti me idenë e përpjekjes për të ikur ndonëse pa ndonjë drejtim të caktuar. Qyteti nisi të “vizitohej” shumë nga miq, të cilët vinin nga rrethet e tjera dhe “shëtisnin” në anë të detit përgjatë shëtitores “Taulantia” duke mbikëqyrë anijet. Situata në qytet nisi të trazohej shpejt me të hyrë të muajit shkurt për të shpërthyer në javën e parë të marsit. Më 9 shkurt u bë edhe përpjekja e parë, por porti nuk u thye dhe dyert e tij nuk u hapën. Përplasja me policinë u bë e dukshme në sheshe e në rrugë. Një demonstrues gjatë përplasjes me policinë humb syrin i goditur nga qyta e një arme. Tentativa për të sulmuar degën e brendshme fashitet ngase kishte sinjale se policia atje do të qëllonte me plumba. Porti u mor në mbrojtje nga reparti 326 dhe ushtarët u vendosën në çdo pëllëmbë të rrethimit. Në fund të muajit shkurt, më datë 25, rimorkiatori “Dyrrah” rrëmbehet dhe piloti Agim Feçani mundi të orientojë mjetin lundrues për të nxjerrë në afërsi të brigjeve të Brindisit në Itali të gjithë klandestinët. Marsi hyri edhe më i ashpërsuar. Më datë 3 mars popullata, e cila tani ishte e përzier, kishte të rinj, burra, gra jo vetëm nga Durrësi, por nga e gjithë Shqipëria, u dynd dhe shpërtheu portin. Disa anije ndezën motorët dhe ekuipazhet e tyre i transferuan mjetet për në Bisht Pallë reparti ushtarak në veri të Durrësit me qëllim që të mos binin në duart të qytetarëve të irrituar. Por anijet “Tirana”, “Liria”, shallandrat e dragës, dhjetë motopeshkatore, rimorkiatori “Debatiku” bien në duart e eksodit dhe sa hap e mbyll sytë u tejmbushën me njerëz që kërkonin të linin vendin. Po këto ditë mbytet anija “Lezha” në kalatat e portit të Durrësit. Anija “Skënderbeu” e mbushur plot e përplot me klandestin përplaset me bankinën në Brindisi, por ekuipazhi me manovrime të shpejta mundi të shpëtojë njerëzit. Njerëzit kishin pushtuar edhe anijen “Teuta” me helikë të bllokuar nga këputja cimave. Që nga kantieri detar me ndihmën e disa marinarëve nxirret në basen “Partizani” dhe njerëzit përleshen me policinë. Nuk kishte balancë lidhur me të plagosur apo edhe të mbytur në det gjatë përpjekjes për të ikur për në Itali me mjetet, një pjesë e të cilave nuk garantonin asgjë në lundrimet e rrezikshme tejet të mbushur me njerëz. Pikërisht në këtë kohë komuniteti ndërkombëtar nis të shohë me vëmendje dhe shqetësim fatin e shqiptarëve. Reporterët e “The Guardia” dhe “Washington Post” të stacionuar në portin e Durrësit raportonin minutë pas minute zhvillimet në brigjet e Durrësit. Prania e gazetarëve të huaj bëri të mundur tërheqjen e divizionit të Shijakut, efektivat e të cilëve pas tre ditësh morën nën kontroll portin e zbrazur të ndihmuar edhe nga trupat e batalionit të Shën Vlashit me 3 tanke dhe 6 transportues të blinduar.
Muzika
Ergysi ishte shumë i dhënë pas muzikës. Dëshira u shfaq në përmasa të lavdëruara në vitet e studimeve të mesme në shkollën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, shkollë që është në lagjen numër 1, mbi shëtitoren tek “Vollga”. I pëlqente veçanërisht vallja dhe ndiqte me të pasur e pa të pasur koncertet e ndryshme në Durrës e në Tiranë. Teksa ndiqte një herë shfaqjen në Tiranë ngjitet në skenën. “Lambada” ishte shpirti e jeta e Ergysit ndaj kërcimin e ritmeve të valles “Lambada” e joshën dhe e futën në botën e arenës në mënyrë krejt të natyrshme dhe gati pa vetëdije. Interpretimi ishte i mrekullueshëm. Shikuesit e ndiqnin me sy admirues gjatë gjithë kohës dhe të ngritur në këmbë duartrokisnin. Por vetëm kaq pasi minutat që do të pasojnë do të ishin të hidhura. Pa mbaruar ende shfaqja godina u rrethua me polici dhe Ergysi u ndesh përballë tyre pa mundur të largohej. I është dashur të jap përgjigje për çarsye kërceu muzikë e vallëzim të huaj në skenën shqiptare edhe pse publiku u elektrizuar i tëri nga ritmi. Ergysi lexonte shumë, kishte pasion detin dhe peshkimin, por muzika ishte ndër hobet e tij më të manifestuara. Kjo madje do e vendosë disa herë në qendër të kritikave. Në moshë të rinisë së hershme ka nisur të kompozojë duke mundur të realizojë edhe dy këngë të regjistruara në një disk të titulluar “Because of You” dhe “The day in the train”. Ergysi ka marrë pjesë edhe në konkurrime rajonale në vendin ku qëndron rezident prej 20 vitesh. “U bë një konkurs me shtrirje në të gjithë Amerikën dhe në to i afrohet mundësi kujtdo që ka talent duke mos paguar asgjë për publicitetin e udhëtimin”,-kujton Ergysi.
Peshkimi
Nga Durrësi Ergysi ka marrë jo vetëm dashurinë për vendlindjen, por edhe hobit e moshës që i kishte para arratisë. Një ndër to ka qenë edhe peshkimi. Vendet, ku ai kishte gjuajtur në fëmijëri, i ka vizituar me mall edhe pak dite pas kthimit. Ai thotë se shkonte shpesh me xhaxhain e vet Ismailin dhe Eqeremin për të gjuajtur peshk në Currila, tek gurët e Portit, Porto Romano, Golem etj. Dhe këtë pasion ai e ka mbajtur të gjallë edhe në Amerikë. Ai thotë se në afërsi të Xheksonvillit, zonë ku ai jeton, ka shumë vende ku zhvillohet gjuetia si në breg të Oqeanit Paqësor apo edhe në lum. Madje në lum gjuan peshqit që futen në lum, pasi në grykëderdhje gjatë baticave dhe zbaticave pellgu mbushet plot me peshq. Ergysi tregon se atje më së shumti në grepin dhe rrjetat e tij të vogla bie një lloj Shiphead, kokëdele dhe redfish, peshk i kuq. Lumi ku gjuan ka emrin Sant George River dhe është i vetmi lum në SHBA që niset nga Jugu dhe derdhet në Veri, ndërkohë që të gjithë lumenjtë e tjerë e kanë kahjen e lëvizjes nga Veriu në Jug. Ergysi madje është bërë gjahtar i mirë duke kaluar kësisoj kohën në mënyrën më të mundshme të kulturuar dhe qetësuese. Banesa e tij në Amerikë është e gjitha e mbushur me foto, të cilat i sjellin imazhet e viteve të rinisë dhe të mallit për Durrësin, shoqërinë, detin dhe gjithçka tjetër.