Ergys Kaçe i PAOK-ut me bluzën e UÇK-së “tërbon” grekët
936 komente. Kaq numëronte një fotografi e lojtarit të Kombëtares Ergys Kaçe, të cilën ai e postoi 24 orë më parë në "Facebook".
Bëhet fjalë për një foto ku Kaçe pozon me bluzën e veshur që shkruan UÇK.
"GSH" e publikon sot shkrepjen që ka tërbuar grekët që akuzojnë Kaçen si "ekstremist", duke theksuar ironinë e fatit: Gjithçka ndodh më 4 shtator, në përvjetorin e vrasjes së tifozit shqiptar Gramoz Palushi nga grekët, pas humbjes 1- 2 në Tiranë, më 2004.
Në portalin "Gavros.gr" shkruhet se sjellja e Kaçes ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Selanik dhe ndaj ai duhet dënuar "se ka fyer miqtë serbë". I kontaktuar nga kjo agjenci, lojtari shqiptar mësohet të ketë thënë: "Informoj miqtë e mi se nuk kisha asnjë ide që fotografia do të shfaqej në profilin tim në "FB". Unë kam dalë në fotografi në shtëpinë e një mikut tim. Më vjen keq për njerëzit që janë shqetësuar. Ata që më njohin, e dinë se çfare personi jam", citohet Kaçe në portalin "Gavros. gr".
Ndërkohë, vetë agjencia greke mban qëndrim ekstremist në publikimin e lajmit duke e quajtur UÇK-në një ogranizatë terroriste dhe shton se pret dënimin e Ergys Kaçes. "UÇK luftoi kundër serbëve në Kosovë ndërkohë që dihen marrëdhëniet e mira dhe binjakëzimi që ekziston midis tifozëve të PAOK-ut me atyre të Partizanit të Beogradit shkruan portali "Gavros".
Ndërkohë në profilin e futbollistit në FB ndodhet ende fotoja në fjalë.
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)