E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, sekuestrohen 920 rrënjë bimë narkotike

LEZHE- 920 rrënjë bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa, u sekuestruan dhe asgjesuan të mërkurën në mbrëmje në fshatin Kthellë e Epërme, të Mirditës. 

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë e qarkut të Lezhës bënë të ditur se 770 rrënjë bime narkotike u gjetën të mbjella në një parcelë dhe 150 të tjera në një parcelë tjetër në fshatin Kthellë e Eperme, të komunës së Kthellës, në rrethin e Mirditës. Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi dhe asgjësimi i këtyre parcelave të mbjella me bimë narkotike u bë si rezultat i monitorimit të territorit me helikopter. 

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të dy parcelave me bimë narkotike cannabis sativa. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Kultivim i bimëve narkotike".
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›