E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugët me gropa në Tiranë, Bashkia: Rehabilitim për një muaj

Nëse premtimi i bashkisë së Tiranës mbahet, pas 1 muaji në kryeqytet nuk do ketë më rrugë të tilla. Rrugët e prishura, një nga problemet më shqetësuese për qytetarët eTiranës sipas bashkisë do të rehabilitohen brenda marsit. Drejtori i Përgjithshëm i Manaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli, tha se ndërhyrja do të fillojë menjëherë në 44 rrugë të Tiranë, ku amortizimi është më i madh.

“Nga stafi i Bashkisë është bërë një plan veprimi për të siguruar rehabilitimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 1 mujore. Kjo ndodh pikërisht tani për shkak të kushteve atmosferike të motit, të cilat aktualisht tani na sigurojnë që të bëhet në cilësi dhe në kohë. Gjithashtu dua të theksoj një problem që është hasur gjatë kësaj periudhë, të humbjes së kapakëve të pusetave që përbën shqetësim për transportin, për mjetet motorike apo edhe për këmbësorët që çojnë në aksidente. Duam tu` bëjmë një apel qytetarëve të njoftojnë kur ato mungojnë. Puna do të fillojë në rrugët kryesore dhe atje ku problematika është më e madhe. Kjo nuk ka të bëjë me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranës, projektet e të cilat janë në finalizim e sipër dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga fundi i prillit ose në fillim të majit” tha ai.

“Ora News” dhe stafi i emisionit alarm nëpërmjet kronikave ka ngritur shqetësimin e qyetarëve për mungesat e kapakëve të pusetave dhe rrugët e prishura në të gjithë Tiranën .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›