Njësia 8 në Tiranë, ndihmë për 40 bebe

40 foshnja të lindura në njësinë bashkiake numër 8-të, në muajn dhjetor-janar, kanë marrë për herë të parë dhurata nga këshilltarët socialistë të kësaj njësie. Familjarët e bebeve morën nga një pako të paisura me sendet e domosdoshme për mirërritjen e tyre.
Këshilltari, Ervin Bushati, u shpreh se pakot mundësohen nga kontributi i dhënë nga biznesi i minibashkisë 8-të.
Një nga përfituesit e kësaj nisme është edhe babai i treniakeve, Leonard Lala, i cili tregon se për të rritur fëmijët e tij e ka shumë të vështirësi.
Këshilltarët socialistë premtuan që kjo nismë për bebet e minibashkisë numër 8 të në kryeqytet, të vazhdojë edhe në të ardhmen.