E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi Bogdanin, ndëshkohet tri ndeshje

Maiko qëlloi me takë Bogdanin dhe ndëshkohet me tri ndeshje pezullim. Këtë vendim mori Gjykata Sportive e Ligës Italiane të Futbollit për mbrojtësin e Interit, brazilianin Maikon, i cili, në minutën e 35-të të pjesës së dytë, kur loja ishte ndalur, qëlloi lojtarin kundërshtar (Bogdanin) me takë, si një kundërveprim për një faull të mëparshëm. Livorno bllokoi Interin (2-2) në një sfidë të madhe midis dy trajnerve miq: Orsi e Mancini, por përvec emrave të mëdhenj si Ibrahimovic (Inter, shënoi 2 gola), në takimin e së dielës spikati edhe sulmuesi shqiptar Erion Bogdani, i cili ishte edhe sulmuesi i vetëm i Livornos, i mbështetur pas shpine nga Diamanti. "Skuadra e Orsit e ndërtoi lojën në kundërsulm, duke u nisur nga Pulceti e De Vece, të mbështetur nga klasi i Diamantit, të gatshëm për të shfrytëzuar punën e madhe të Bogdanit, i aftë të sulmojë me efikasitet në të gjithë linjën e sulmit", - shkruante sportisland.net. Për gazetën "La Stampa", Bogdani ishte një ndër më të mirët në fushë, teksa përmend edhe mundësinë e artë në fund të takimit, kur goditja e fuqishme me kokë e gjigantit shqiptar u bllokua nga portieri i Interit, Hulio Sezar, i cili nuk lejoi 10 mijë tifozët livornezë të shpërthenin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›