“Erigert Ceka u qëllua pastaj vdiq
26/12/2004 TIRANË –Prokuroria i ka zbuluar rrethanat në të cilat brenda qelive vdiq 17-vjeçari Erigert Ceka. Të arrestuarit, janë fajtorë për vdekjen e tij, edhe pse ndaj tyre Gjykata ka dhënë vetëm tetë muaj brug. Organi i hetimeve, thotë se deklarata e “Amnesty Internacional”, duhet t’i drejtohet Gjykatës, e cila të akuzuarin e çështjes e ka dënuar me tetë muaj burg, kur Prokuroria ka kërkuar tre vjet heqje lirie ndaj tij. Prokurori i çështjes, është shprehur në dokumentet e hetimit se, sipas dëshmitarëve dhe provave të tjera të ngjarjes, veprimet e gardianit të qelive, kanë patur si pasojë vdekjen nga dhuna të 17-vjeçarit, e cila shkon deri në goditje me shqelma. Njëra prej ngjarjeve të rënda të këtij viti, vdekja e 17-vjeçarit në qelitë e paraburgimit, është hetuar nga Prokuroria dhe pjesa kryesore e ngjarjes është zbuluar.
Akuza
Gjon Reçi është i akuzuari i çështjes. Ai është marrë i pandehur nga Gjykata për veprën penale të shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes. Kjo akuzë parashikohet nga neni 41/2 i Kodit Penal Ushtarak. Duke marrë në konsideratë disa prej provave të organit të hetimit, Gjykata e shpalli fajtor Gjon Reçin. Kjo ishte vetëm njëra prej kërkesave të Prokurorisë në sallën e gjyqit. Përfaqësuesi i organit të akuzës, kërkoi dënimin e të pandehurit me tre vjet heqje lirie. Por, kjo kërkesë e Prokurorisë, nuk u zbatua nga Gjykata, e cila e dënoi të akuzuarin me një muaj burg, me një vendim të datës 10 dhjetor të këtij viti. Pas këtij vendimi, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty Internacional”, lëshoi kritika në adresë të Prokurorisë, e cila, sipas organizatës, nuk e kishte gjetur të vërtetën e vdekjes së 17-vjeçarit Erigert Ceka, brenda qelive.
Vrasja
Vdekja e Erigert Cekës ndodhi në datën 8 korrik të këtij viti. Pasi gjendja e tij u përkeqësua brenda burgut, 17-vjeçari u transportua në Spitalin Ushtarak, ku më pas gjeti vdekjen nga mpiksja e gjakut në tru, si pasojë e goditjeve që kishte pësuar në kokë. Organizatat e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kanë shprehur dënimin e tyre për ngjarjen e rëndë dhe i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku, zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por, Prokuroria thotë se ka arritur të mbledhë prova të dukshme, edhe pse hetimi ka qenë i vështirë. Mundësia e parapërgatitjes së dëshmive nga disa persona brenda burgut ekziston, pasi vetëm një polic dhe vëllai i Erigertit, thonë një version të ndryshëm nga personat e tjerë që ndodheshin në qeli, kur ndodhi ngjarja. Prokuroria thotë se ka kërkuar, sipas ligjit, tre vjet burg ndaj të akuzuarit dhe se është e hapur të marrë në dorëzim prova të tjera për ngjarjen, duke kërkuar më pas rigjykimin e saj.
Kartela
Frakturë temporale e kokës, në zonën pas veshit
Koma cerebrale
Edemë dhe hematoma të trurit
Enjtje dhe grumbullim të gjakut në tru
Frakturë lominoze porietale në tru
Dy vëllezërit Ceka,
në burg për vjedhje
Vëllezërit Eriguert dhe Endriket Ceka, qëndronin në qelitë e paraburgimit në Mirditë, në bazë të vendimit të Gjykatës së Mirditës, i cili është dhënë në datën 9 maj 2004. Ndaj tyre, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg. Vëllezërit Ceka qëndronin në dhomën nr.6 bashkë me shtetasit Krenar Media dhe Besnik Cara. Dy vëllezërit Ceka mbaheshin të arrestuar, pasi dyshoheshin për vjedhjen e një kompjuteri në një institucion fetar në Mirditë.
Dhunë mbi 17-vjeçarin në qeli
Në dhomën numër 6 të paraburgimit të Mirditës, në datën 5 korrik 2004, rreth orës 17.00 ka filluar një grindje për shkaqe jo serioze mes Eriguert Cekës dhe shtetasit Krenar Media. Sipas disa deklarimeve brenda burgut, goditjet e para Eriguerti i ka marrë gjatë kësaj grindje. Ndërsa një efektiv i policisë, i ndodhur në detyrë brenda burgut, pohon se Eriguerti është goditur nga personeli i burgut. Pozitat e këtij pohimi forcohen më tej, kur dëshmi të njëjtë për dhunën e ushtruar mbi Eriguertin jep edhe vëllai i tij, Endriketi. Gjon Reçi, i akuzuari nga Prokuroria, sipas dosjes penale, ka patur konflikt me Eriguert Cekën në dhomën e hetimit, ku 17-vjeçari ishte thirrur për të sqaruar rrethanat e grindjes në dhomën me numër 6 ku qëndronte. Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka theksuar se Gjon Reçi e ka goditur në faqe dhe në trup edhe me shqelma Eriguert Cekën, gjatë kohës që ka konfliktuar me të në dhomën e hetimit të burgut. Më pas, Gjon Reçi e ka shtyrë dhe e ka nxjerrë jashtë dhomës në mënyrë të dhunshme Eriguert Cekën. 17-vjeçari ka rënë përtokë. Kjo është thembra e Akilit të dosjes. Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova për ta cilësuar këtë moment të zbardhur, por Prokuroria ka gjetur prova, sipas të cilave, Eriguert Ceka ka rënë përtokë, nga goditja e kokës së tij pas murit.
Eriguerti lutej:
”Mos më qëllo”
Kjo dëshmi ndodhet në faqen 106 të dosjes penale mbi vdekjen e Eriguert Cekës. Krenar Media, në deklarimet tij të datës 11 korrik, thotë se ka parë gjithçka. “........ kur Gjon Reçi e ka nxjerrë nga dhoma Eriguertin, ai përsëri vazhdonte ta qëllonte, pasi unë dëgjoja goditjen e shpullave dhe Eriguertin që përgjigjej, mos më godit ...... dhe kur Gjoni ka nxjerrë Eriguertin në korridor, kam dëgjuar zhurmë, pra goditje me shpulla dhe më pas, punë sekondash, kam dëgjuar një tronditje që mua m’u duk përplasje njeriu me ndonjë send. Sapo kam dëgjuar këtë tronditje, unë kam dëgjuar zërin e Endriketit, ku bërtiti se çfarë mi bërë vëllait, si dhe ka sharë nga familja. Unë në këtë kohë kam dalë menjëherë nga dhoma e hetimit dhe kam parë te dera e dhomës nr.1 shtrirë në korridor Eriguertin dhe vëllain e tij, Endriketin, i cili po tentonte të godiste policin Gjon Reçi........”
“I pandehri: Nuk e kam goditur unë”
I pandehuri Gjon Reçi ka mohuar ta ketë goditur me pëllëmbë apo ta ketë shtyrë forcërisht te muri Eriguert Cekën, duke shtuar se ky i findit (Eriguerti) pa pritur e ka përplasur vetë kokën për mur dhe ka rënë përtokë në gjendje jo të mirë. Por vëllai i Eriguertit ka thënë se në qelinë ku qëndronin, nuk ka patur konflikt dhe së vellai i tij nuk është qëlluar aty nga askush.