E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksen nuk është në shitje

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 18:41

Sipas medieve angleze, Liverpool duhet të harrojë mundësinë e transferimit të Christian Eriksenit gjatë verës, pasi Ajaxi nuk synon ta shesë atë në çfarëdo rrethane. Ylli i ri danez spekulohet se ka zgjuar interesim nga Liverpool, por përcillet edhe nga skautë të klubeve të tjera. Eriksen ka kontratë me Ajaxin deri më 2014, mirëpo gjiganti holandez duket i vendosur rreth qëndrimit të tij në Amsterdam edhe për sezonin e ardhshëm. 19 vjeçari nuk është në shitje dhe Ajaxi nuk do të vlerësojë asnjë ofertë për shërbimet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›