Silva beson në titull

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 21:46
David Silva beson se Manchester City ka ende shanse të luftojë për titull këtë sezon, sidomos nëse arrin fitore ndaj Chelseas të dielën. City ka pësuar rënie në formë në javët e fundit dhe aktualisht gjendet shtatë pikë prapa liderit Manchester United, por Silva beson se disavantazhi është i rikuperueshëm. “Nëse fitojmë në Stamford Bridge dhe Manchester United has në probleme në javët e ardhshme, kemi ende mundësi për të fituar ligën. Ndërsa sa i përket ndeshjes me Chelsean, mendoj se sulmi më i mirë do të fitojë”, tha Silva për Soccernet.