E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern mban Robbenin

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 20:44

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, insiston se Arjen Robben nuk do të largohet nga klubi gjatë verës. Pas eliminimit të Bayernit nga Liga e Kampionëve dhe rrezikut të mos-sigurimit të kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të garës, kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së yllit holandez. Mirëpo, Rummenigge ka insistuar se Robben do të mbetet në Allianz Arena. “Spekulimet janë të pabaza, unë kam biseduar me të. Arjen nuk ka për qëllim të largohet”, tha Rummenigge për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›