Isufaj, përgjimet vërtetojnë përdhunimin e së bijës
16/02/2009 Pranoi incestin, e bënte për inat të gruas që e tradhtonte
TIRANË- Babai pranon gjatë përgjimeve edhe në Pokurori përdhunimin e së bijës. Ngjarje e rëndë dhe tepër shokuese është quajtur nga organi i Prokurorisë. Aq më shumë kur kjo ngjarje dëgjohet nga goja e babait përdhunues gjatë një përgjimi ambiental që i bëhet në momentin e arrestimit të tij. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i ka siguruar të pandehurit një takim me bashkëshorten, pak kohë pas prangosjes. Përgjimi është bërë me vendim gjykate për të qenë i vlefshëm gjatë hetimit gjyqësor dhe si provë. Tre ditë më parë ky përgjim është dëgjuar në gjykatë. R. Isufaj ka pranuar faktin se ka përdhunuar vajzën e tij që në moshën 11 vjeçe duke shkuar sistematikisht me të. Edhe pse seanca u bë me dyer të mbyllura ne arritëm të zbulojmë disa të dhëna. Kështu gjatë përgjimit gruaja e tij Shpresa e ka pyetur përse e kishte kryer një veprim të tillë. Përgjigja e Isufajt ishte “Po ti përse shkoje me shoferët e furgonave. Unë e kam bërë për inatin tënd”. Kaq i është dashur Prokurorisë, e cila më pas ta marrë në pyetje dhe të siguroj prej tij një tjetër dëshmi pohuese. Gjatë fazës së hetimeve, R. Isufaj ka pranuar se e ka përdhunuar vajzën e tij për shkak të konflikteve që kishte me bashkëshorten me të cilën kishte 5 fëmijë. Më pas ai ka rrëfyer se ka qenë i dehur kur shkonte me vajzën e tij. Isufaj i tregoi Prokurorisë se vajzën e shëtiste nëpër qytete të ndryshme të vendit për t’i bërë qejfin dhe këtë e bënte për inat të gruas. Dëshmia e tij dhe përgjimi i bërë në polici në shkurt të vitit 2008 janë prova kundër në gjykatë.
Heshtje nga turpi
Sipas dëshmisë së regjistruar në polici, 58-vjeçari ka abuzuar me vajzën kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga familjarët, të cilët kanë pasur turp ta denonconin kryefamiljarin. Këtë fakt e tregon edhe Sh. Isufaj gjatë deklarimeve. Ajo pretendon se ishte në dijeni të këtij veprimi, por kishte frikë dhe turp nga banorët e tjerë të fshatit. Ndërkaq, veprimi i mostrës-baba konfirmohet edhe nga vetë vajza e mitur, teksa deklaronte se kishte turp. I ati në mënyrë sistematike ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohë e vende të ndryshme, njëherazi duke ushtruar dhunë psikike.