Tutori në gjykim, shfrytëzoi 2 vajza si prostituta
16/02/2009 I mori nga Vlora dhe i solli në Tiranë për të fituar para
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Fuat Hodaj, i cili akuzohet për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethanë rënduese. Duke ju referuar provave të administruara në procedimin penal nr. 858, i pandehuri i sipërcituar me veprimet e tij ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale që akuzohet. Burime pranë organit të akuzës thanë se për të provuar fajësinë e tij, do të thërrasë në gjykatë për të dëshmuar disa persona midis të cilëve edhe dy vajzat, që i pandehuri Fuat Hodaj i ka shfrytëzuar si prostituta në kryeqytet. Pikërisht denoncimi i dy vajzave, emri i të cilave nuk bëhet i ditur, ka çuan në pranga më 1 nëntor të 2008, 27-vjeçarin nga Vlora Fuat Hodaj. I riu vlonjat ka rënë në pranga pas denoncimit të bërë nga dy femra të reja, të cilat sipas burimeve të Prokurorisë, e kanë akuzuar se i ka shfrytëzuar për prostitucion, me qëllime përfitimi në zona të ndryshme të Tiranës. Mësohet se pas këtij kallëzimi vlonjati Hodaj kishte qenë nën mbikëqyrje prej disa kohesh, pasi dyshohej nga strukturat e antitrafikut, si një eksponent kriminal. Emrat dhe mosha e dy vajzave që kanë bërë denoncimin ndaj vlonjatit nuk janë bërë të ditura, pasi sipas Prokurorisë publikimi i identitetit të tyre mund të sillte probleme në jetën personale të secilës prej tyre. Hetimet e Prokurorisë kanë nisur dhe për të gjetur bashkëpunëtorët e të arrestuarit, por nga “besnikëria” që Fuat Hodaj kishte për ta, organi i akuzës e ka mbyllur çështjen, duke e dërguar atë në gjykatë. Burimet nga organi i akuzës kryeqytetase thanë se i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e ngritur duke deklaruar, se denoncimi është bërë për inate të vjetra, dhe jo për prostitucion siç pretendojnë dy vajzat. Procesi gjyqësor që do të bëhet në ngarkim të tij, do drejtohet nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.