E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet me pronat, familja Hoxhaj kërkon mbrojtje

16/02/2009  Kryefamiljari: Na kanë kërcënuar për tokën në Llogara

TIRANË - Konfliktet e pronësisë janë një prej arsyeve kryesore të hasmërive dhe hakmarrjeve në vendin tonë. Pas kthimit të pronës me ligj në vitin 1991, problemet u bënë më të mprehta. Rastet që mbërrijnë në gjykatë për mbrojtje të posaçme dhe zgjidhje të situatës janë të shumta. Një rast i tillë është ai i familjes Hoxhaj nga Dukati i Vlorës. Posedimi i një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Dukat të Vlorës, është bërë mollë sherri mes familjes Hoxhaj dhe disa bashkëfshatarëve. Pikërisht për këtë qëllim kjo familje i është drejtuar për mbrojtje të veçantë gjykatës dhe policisë duke qenë se ndihet e kërcënuar. Prej vitesh problemi ka mbetur i pazgjidhur. Familja në kërkim të pronës dhe e ndodhur mes kërcënimit vendos të largohet nga Vlora në vitin 2003, por pa hequr dorë nga e drejta e pronës. Por edhe pse janë përqendruar në Tiranë ata përsëri kanë ndjerë peshën e kërcënimeve nëpërmjet telefonit. Në vitin 2004 pësojnë një aksident ku makina e tyre merr flakë në të dalë të Tiranës. Arritën t’i drejtohen policisë dhe gjykatës vetëm kur kërcënimin e panë në sy. Kështu ata e ndjen të nevojshme të qëndrojnë në heshtje për disa kohë dhe t’ia lënë në dorë policisë për të hetuar. Kryefamiljari F. Hoxhaj tregon historinë e familjes së tij, e cila ka ndodhur në ambientet e gjykatës. Hoxhaj thotë se toka e tij është zaptuar nga bashkëfshatarët në fshatin Dukat. “Familja ime posedon një sipërfaqe prej 90 mijë metra katror, e cila është në një pozicion mjaft të mirë turistik, dhe mund të japë të ardhura në të ardhmen. Toka që ka vënë në hasmëri familjen është 3 kilometra larg bregdetit, buzë rrugës nacionale duke shkuar në Llogara. Në anën tjetër të rrugës nacionale gjendet fshati Orikum. Sipërfaqja e tokës shtrihet në kodër dhe është një pikë strategjike, pasi po aq sa është një klimë malore, po aq është dhe afër bregdetit jonian”, tregon ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›