E Shtunë, 31 Tetor 2026

Espanyol, pas Barajas

Espanyol është i interesuar për mesfushorin e Valencias, Ruben Baraja, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

34 vjeçari do të jetë futbollisti i lirë gjatë verës, pasi kontrata e tij me Valencian skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai nuk do të vazhdojë qëndrimin në Mestalla.

Real Valladolid tashmë ka kontaktuar me Barajan për rikthimin e tij në klub, por ata pritet të përballen me konkurrencë nga Espanyol, që ka paraqitur interesimin te përfaqësuesit e futbollistit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›