E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erin Brockovich sulmon BP pas ndotjes së mjedisit



Një kryqëzatë e re ka nisur për avokaten ambjentaliste Erin Brockovich, e cila ka vendosur të luftojë kundër "British Petroleum". "Derdhja e naftës nga pusi i "BP-së" është një prej katastrofave më të rënda ekologjike të kohës sonë", ka deklaruar Brockovich. Aktivistja u bë e njohur në të gjithë botën pasi u interpretua nga aktorja Julia Roberts, në një film që flet për betejën e saj kundër ndotjes së ujërave në Kaliforni. Avokatja e njerëzve të zakonshëm i bëri një apel të veçantë një grupi prej 300 personave, të cilët ishin banorë të Pensakolës, në Florida me fjalët: "Rebelohuni ndaj "BP-së"". Janë me qindra qytetarët që mund të sulmojnë kompaninë britanike me kerkesa për shpërblime milionere për ndotjen që ka shkaktuar në brigjet e tyre në Gjirin e Meksikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›