E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, sot zgjedhjet lokale

Sot në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet lokale. Për këshilla bashkiake do të votohet në Podgoricë, Andrijevicë, Bar, Berane, Bijello Pole, Danilovgrad, Zhablak, Kollashin, Plavë, Pluzhinë, Pljevle, Rozhajë, Ulqin dhe Shavnik, ndërsa për këshillat të Kuvendeve Komunale do të votohet në Tuz dhe Gollubovc.

Gjatë fushatës parazgjedhore, ashtu siç u parashikua, u përdor një gjuhë e ashpër e opozitës proserbe dhe kryeministrit dhe liderit të DPS-së, Milo Djukanovic.

Koalicioni opozitar "Mali i Zi më i mirë", i bindur në fitore, ka paralajmëruar kryeministrin Djukanovic se të hënën pas fitores do të shkojnë para godinës qeveritare dhe do të kërkojnë nga Djukanovic që të ikë sepse shumica e Malit të Zi nuk e dëshiron, dhe "çlirimi" sipas liderit opozitar, Andrija Mandic po fillon.

Fushatës së egër të opozitës proserbe, lideri i mazhorancës Djukanovic i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë, duke hedhur poshtë madje edhe propagandën që ata përdorën, duke prezantuar një pjesë të tyre si diaspora serbe e Malit të Zi.

Ndryshe, në këto zgjedhje DPS dhe SDP janë futur së bashku në garë në 9 komuna ndërsa opozita e bashkuar në 12.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve lokale në Mal të Zi është se ato nuk monitorohen as nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe as nga ata të organizatave joqeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›