E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadani: S’ka koalicion me PDK

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 20:19

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramdani, ka përjashtuar mundësinë e largimit nga partia në rast se AAK lidh koalicion në nivel qendror me PDK’në.

Ai i ka thënë portalit Indeksonline se nuk ka kërcënuar partinë me largim, në rast të një vendim për koalicion me PDK’në nga ana e kryesisë së partisë.

“Nuk kam bërë një kërcënim të tillë tek organet e partisë, nuk është e vërtetë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka përsëritur edhe njëherë së AAK nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Sipas tij, nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK’së dhe AAK’së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›