E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mërkurën prezantohet raporti i progresit të Kosovës

Të mërkurën Kosovën pritet ta vizitojë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Pierre Mirel, i cili do të bëjë edhe prezantimin e raportit të Progresit për Kosovën.

Raporti i progresit për herë të parë ka përfshirë faktin se Serbia mban institucionet paralele serbe në Kosovë dhe se Qeveria e Kosovës nuk e kontrollon tërë territorin e vendit.

Në raportin e progresit për Kosovën thuhet se bashkëpunimi i Prishtinës zyrtare me EULEX-in nuk është në përputhje me përkushtimin politik, andaj kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se ka pasur një stabilitet në Kosovë, por ka pasur edhe incidente, rasti i dëmtimit të veturave të EULEX-it.

Komisioni Evropian kërkon nga Serbia një qasje më konstruktive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale dhe kërkon që të inkurajojë serbët kosovarë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›