E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Braçe rrit stekën e sulmeve ndaj Ramës: Editoriali, një turp i rëndë – po na trajton si rrugaçë nga Tottenham-i

18-08-2011 / Gazeta 55

Erjon Braçe është një nga zërat më të rëndësishëm brenda të majtës politike dhe veçanërisht në PS, pasi kontributi i tij është disa vjeçar dhe prej më shumë se 4 legjislaturash në Kuvendin e Shqipërisë. Sot, reputacioni i tij në PS s’merret më seriozisht nga shpura e 99-shave të Edi Ramës. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se lidershipi i PS-së s’e ka më me sy të mirë deputetin ‘mistrec’, ndërsa e ka asgjësuar plotësisht nga çdo “dritare” mediatike, duke e kushtëzuar deri aty sa, ai s’mund të jetë më në konferenca për shtyp, apo komunikime të ndryshme me mediat, nga selia e PS. Masat e forta shtrënguese, rrjedhin që nga ndryshimet statusore të PS, pas kryqëzimit të ish anëtarëve të LMN-së, të cilët në emër të Partisë Socialiste, i kërkonin kryetarit në detyrë atëherë, të merrte përsipër ‘koston’ elektorale të 2009-ës si dhe të largohej nga drejtimi i PS-së. Por, deputeti Braçe ka tejkaluar çdo normë kufizuese, madje rëndomtë është shprehur se s’do pranojë të censurohet nga askush, aq më pak nga dikush që ka zero kontribut historik në PS. Prej, gati 2 muajsh, Braçe “shfryn” të gjithë mllefin kundër Ramës, në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social Facebook. Komunikimi i tij më i fundit me miqtë në Facebook, lidhet me Editorialin e gjatë të Edi Ramës, “materialin e shfajësimit ndaj humbjes së garës zgjedhore për Tiranën”. Në atë shkrim, Edi Rama vë në pikëpyetje institucionet e administrimit të zgjedhjeve, dhe sistemin gjyqësor, ndërsa aludon se në Shqipëri mund të ketë protesta si ato të Londrës, apo Parisit. Për Braçen, shkrimi i Ramës ishte një turp i vërtetë, teksa indirekt deputetët socialistë i krahason me rrugaçët e lagjes Tottenham të Londrës. “Çfarë ke thënë kështu? “Protestat...I bën populli”?! Po ne çfarë jemi? Unë nuk jam rrugaç nga Totenhemi!” - shkruan Braçe. Ndërsa, teksa ka marrë mbështetjen e qindra miqve të profilit të tij zyrtar në Facebook, i bën thirrje Edi Ramës, t’u japë liri shprehje deputetëve socialistë. “Ky nuk mund të jetë kursi im! Më shumë se pushtetin, dua Lirinë!” - shprehet deputeti socialist Erjon Braçe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›