E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Isufi: Prokuroria duhet të më kërkojë falje

Erion Isufi, kunati i ministrit të jashtëm Lulzim Basha, një nga personazhet më të lakuara mediatikisht si bashkëpunëtori i Damir Fazliç, ka reaguar nëpërmjet një deklarate shtypi duke i kërkuar prokurorisë ti kërkojë falje. "Tё hёnёn e kaluar pa asnjë vendim gjyqёsor, pa asnjë arsyetim dhe pa mё njoftuar, Prokuroria vendosi masën e sekuestros mbi llogarinё bankare tё njё shoqerie tregtare nё bashkëpronësi dhe menaxhimin tim. Si pasojё e këtyre veprimeve tё Prokurorisë gjatё gjithë javёs sё shkuar mua mё ёshtё shkaktuar njё dёm i konsiderueshёm material dhe moral", shkruan Isufi, duke shtuar se "Pёr tё kundёrshtuar kёtё shkelje flagrante tё tё drejtave të mija themelore dhe kushtetuese, unё u detyrova tё marr shёrbimet e njё avokati dhe ti drejtohem Gjykatёs sё Tiranёs pёr shfuqizimin e kёtij vendimi tё Prokurorisё". Ai pohon se pas padisё sё ngritur, hedhjes sё shortit dhe caktimit tё njё gjykatёsi, por akoma pa u zhvilluar seancё gjyqësore, prokuroria vendosi tё heqё sekuestron me njё vendim tё dytё. "Megjithё pritjen time disa ditore Prokuroria nuk mё ka kёrkuar zyrtarisht falje pёr vendimin e saj tё gabuar. Pёr kёtё arsye e gjykoj tё pamjaftueshёm vendimin e Prokurorisё pёr heqjen e sekuestros sё paligjshme ndaj meje. Kёrkoj qё nё pёrputhje me ligjin tё mё kёrkohet falje zyrtarisht ose publikisht nga institucioni pёrkatёs pёr kёtё shkelje flagrante tё tё drejtave themelore tё njeriut, pёr dhunimin e paarsyetuar tё biznesit dhe nё veçanti pёr cёnimin e integritetit dhe figurёs time morale dhe tё familjarёve tё mi", pohon Isufi. Në fund shkruan se: Shpreh besimin tim tek shteti ligjor si garancia e vetme kundёr arbitraritetit dhe tek zbatimi me korrektesё dhe me paanshmёri i ligjit si rruga e vetme pёr tё garantuar tё drejtat themelore dhe liritё e qytetarёve pa asnjё dallim, preferencё apo paragjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›