E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 7 atlete pezullohen për doping

Shtatë atlete elitare në Rusi u pezulluan për dy vjet, pasi manipuluan testet e anti-dopingut. Lajmi u publikua nga Federata Ruse e Atletikës. Të shtata sportistet femra, shumë prej të cilave kandidate potenciale për medalje olimpike, ishin pezulluar fillimisht nga IAAF, pas një hetimi që zgjati një vit e gjysmë. Asnjëra prej atleteve nuk mori pjesë në Pekin 2008. Mes tyre ishin dy herë kampionia e botës në 1500 metra, Tatiana Tomashova dhe kampionia e botës në 1500 metra në salla të mbyllura, Jelena Soboleva, ish-rekordmenia e flakjes së çekiçit, Gulfia Kanafejeva dhe ish-kampionia e botës në 5000 metra, Olga Jegorova.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›