E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Liverpuli? Jam mirë tek Interi

Nuk e kanë lënë të gëzojë siç duhet ditën pas fitores së madhe ndaj Romës dhe tashmë Hoze Murinjon e shikojnë me valixhet gati të përgatitura drejt rikthimit në Angli. Ose të paktën kështu beson "The Sun", që u referohet disa burimeve pranë trajnerit. "Jam i dashuruar me futbollin anglez, ka thënë Murinjo, para telekamerave të ‘Sky‘. Dhe një ditë do të rikthehem përfundimisht atje. Të gjithë janë të bindur se dua të shkoj në Spanjë, ose të drejtoj Kombëtaren e vendit tim, por nuk është aspak e vërtetë. Ajo që dua është të rikthehem në Angli, kur të lë Interin edhe pasi tani kam një kontratë me zikaltrit dhe jam i lumtur të qëndroj këtu".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›