E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj: FRESH hapësisë për të rinjtë

TIRANË- I shoqëruar nga një grup të rinjsh, Erion Veliaj që mban postin e sekretarit socialist për rininë, ka prezantuar sot disa nga pikat kryesore rë projektit më të ri për ristrukturimin e FRESH.

Por, gjithashtu ai i bëri thirrje të gjithë të rinjve brenda dhe jashtë vendit që të angazhohen në këtë strukturë.

“Duhet të jetë një moment për tu hapur, ndaj djemve dhe vajzave të rinj, të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje. Ka disa të rinj të cilë nuk besojnë në çdo gjë që ne besojmë. Por nëse ka vetëm një cështje të programit tonë, qoftë ky buxheti i arsimit, qoftë ky punësimi i të rinjve, qoftë kjo mbrojtja e mjedisit, nëqoftëse ka të rinj, që në këtë pikë bashkohen me këtë ide ju lutëm mirëpritini”,- u shpreh Veliaj.

Veliaj paraqiti gjithashtu edhe disa nga aktivitetet që do ë mbahen në 20 vjetorin e themelimit të FRESH-it.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›