E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi varret në Boboshticë, policia kërkon ta arrestojë zhduket kreu i OMONIA-s

KORCË - 48 orë pas vendimit të Apelit për dënimin kreut të OMINIA-s me 1 vit burg, forcat e policësë nuk arrijnë të gjejnë vendodhjen e tij.

Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë së qytetit juglindor, e cila pasi ka marrë urdhër arrestin në dorëzim, ka shkuar në banesën e shtetasit Naum Disho, për të zbatuar vendimin të gjykatës së Apelit, e cila e ka dënuar atë me 1 vit burg, por nuk e ka gjetur aty.

Nga ana tjetër, policia kufitare konfirmon se kreu i OMONIA-s nuk ka kaluar në shtetin helen. Forcat e policisë kanë nisur punën për gjetjen e Dishos, ndërkohë që mësohet se hetimet janë përqëndruar brenda qytetit të Korcës.

Naum Disho, kreu i OMONIA-s, akuzohet se ka urdhëruar ngritjen e memorialit të ushtarit grek në varrezat e Boboshtices, duke shkaktuar dëmtin e tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›