E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna zjarri, panik në qendër të Vlorës

VLORË- Panik në qendër të qytetit të Vlorës si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një person në drejtim të një tjetri.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Poliklinikës, kur autori i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të objektivit të tij, edhe ky i paidentifikuar.

Fatmirësiht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, ndërsa autori është larguar me shpejtësi duk i shpëtuar dhe forcave të policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje.

Pas kqyrjes së zonës ku ndodhi ngjarja, policia gjeti vetëm dy gëzhoja, ndërsa vijon hetimet për ta zbardhur konfliktin.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›