Ministri i Jashtëm i Kosovës vizitë dyditore në Tiranë
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitoi sot Tiranën, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Ministri Hoxhaj, gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, do të zhvillojë takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, si dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.
Gjatë takimeve të Ministrit Hoxhaj me liderët më të lartë të institucioneve të Shqipërisë, do të diskutohet për format konkrete të thellimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat dhe për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes dy qeverive, në avancimin e axhendës integruese evropiane të të dyja vendeve.
(el.me/BalkanWeb)