E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin për sekretin shtetëror

Presidenti Topi ka dekretuar ndryshimet në ligjin për informacionin e klasifikuar shtetëror. Kështu në faqen zyrtare të presidencës theksohet se presidenti ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 25/2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, të ndryshuar”.

Pr/ligji në fjalë vë Drejtorinë e Sigurimit të informacionit të klasifkuar nga Këshilli i Ministrave në varësi direkte të kryeministrit.
 

Gjithashtu presidenti ka dekretuar edhe ligjet “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, “Për statusin e të verbërit dhe invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar” si dhe ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›