E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Bertina për nominimet

20/03/10 02:54

Bertina dhe Erioni janë në sallon dhe të dy merren me provën e javës. Erioni shprehet se Bertina nuk i vlerëson shumë dhuratat e tij dhe i kujton një herë që i ka shuruar një vazo me lule dhe ajo nuk është gëzuar fare. Bertinë i përgjigjet se atë ditë kanë qënë të zënë dhe prandaj ajo ka reaguar në atë formë. Ajo shprehet se i pëlqen shumë dhurata që ai i ka bërë sot, dhe e ka fjalën për një çantë te mbuluar me gazeta. Erioni thotë se ata nuk grinden, por vetëm debatojë nganjëherë, duke korigjuar kështu termin që ka përdorur ajo. Bertina e pyet Erionin se çfarë ka Jetmiri që ka rënë në qetësi dhe Erioni përgjigjet që ai duhet të jetë i mërzitur pasi nuk po fle dot gjumë rehat. Bertina shprehet se është normale kjo gjë, pasi ata lodhen gjithë ditën dhe nuk mund të bëjnë as gjumë të rehatshëm nga zhurmat.
Erioni pyet Bertinën e ka emocione për ditën e nesërme të nominimeve dhe ajo përgjigjet që ka pak madje ditën e sotme i ka ndjerë më tepër. Ai shprehet se ka patur shumë emocione për Bertinën, javën e parë që ajo ka qënë në nominim. Ndërsa ajo pohon se këtë rradhë i janë shtuar emocionet. Erioni habitet nga ky fakt dhe e pyet nëse ka emocione apo frikë dhe ajo përgjigjet që përderisa është në nominim, ekziston çdo gjë. Erioni i bën një pyetje të drejtpërdrejtë, se nëse do të ikte për çfarë do ti vinte keq dhe ajo përgjigjet se do ti vinte keq që nuk i tregoi disa presonave vendin. Erioni shprehet se mendonte se do ti vinte keq që do të linte atë dhe ajo thotë që kjo është evidente. Më pas Bertina përmend Hakiun dhe thotë se ai e ka acaruar shumë në mëngjes kur u ndërroi bateritë, pasi ka bërë shumë zhurmë dhe Erioni thotë se e njëjta gjë i ka ndodhur dhe atij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›