Eqrem Çabej, homazh në Paris

Shoqata franko-shqiptare në Paris organizon nesër një aktivitet homazh për nder të Eqrem Çabejt (1908-1980), figurë qendrore e gjuhësisë dhe kulturës shqiptare e shekullit të njëzetë. Lajmin e bën të ditur presidenti i shoqatës Pascal Hamon.
Konferenca mbahet në Maison des associations du 7ème arrondissement, ora 18.00.
Do të drejtohet Remzi Pernaska, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës dhe kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Përnaska është njëherësh anëtar i Shoqatës së linguistikës së Parisit dhe Fancës.
E pranishme në konferencë do të jetë edhe Brikena Çabej, e bija e gjuhëtarit e cila drejton shtëpinë botuese "Çabej".