E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Çipi: Teatri shqiptar në kaos, ende nuk është shkëputur nga trashëgimia socialiste

Regjisori flet mbi zhvillimet dhe problematikën e teatrit shqiptar

I njohur për suksese të tij në skenën teatrore shqiptare, regjisori Kastriot Çipi i takon emrave të artit shqiptar, që punojnë me pasion për teatrin, duke sjellë të bukurën dhe talentin në skenën teatrore. Por sot teatri shqiptar sipas tij është ende në tranzicion

dhe ka shumë probleme, të cilat kërkojnë zgjidhje, por politikat kulturore që janë ndjekur deri më tani nuk kanë ofruar zgjidhje të këtyre problemeve. Në një intervistë dhënë për gazetën regjisori Çipi, i cili para disa kohës solli në skenë për publikun shfaqjen Letra dashurie, pohon se teatri shqiptar ende nuk është shkëputur nga trashëgimia e tij socialiste dhe nuk është demokratizuar ende. Teatri shqiptar është në kaos dhe arsyeja është pikërisht mungesa e politikës kulturore, e cila do të duhej të ishte nisur dhe zbatuar fillimisht nga Ministria e Kulturës qysh më 1991, për tia kaluar më pas këtë kompetencë një organi më të specializuar, si Qendra Kombëtare e Teatrit, e cila nuk ekziston fare, megjithëse krijimi i saj është detyrim ligjor për Ministrinë qysh nga viti 2000, kur u miratua ligji i parë Për Teatrin, pohon regjisori. Por për brezin e aktorëve dhe regjisorëve të rinj, ai jep mendimin e tij gjatë kësaj interviste, duke theksuar se: Problemi me regjisorët e rinj është sa i ngjashëm me atë të aktorëve të rinj, aq edhe i ndryshëm. Është i ngjashëm se ata, sikurse moshatarët e tyre aktorë, përballen me indiferencën cinike të teatrove, që dominohen nga klanet e aktorëve. Është i ndryshëm sepse për ta nuk ka vende pune në organika fare dhe ata nuk kanë pse presin të dalë dikush në pension, pasi teatrot nuk mbajnë në punë as regjisorë të vjetër. Është i ndryshëm edhe për faktin unikal se në Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri, punën e regjisorit e bëjnë rëndom aktorët e paaftë. Sa i takon projekteve të tij artistike për këtë vit, ai tregon se megjithëse ka projekte ai nuk e di nëse do të arrijë ti realizojë dot, pasi çdo gjë varet nga ndihma financiare. Nuk e di nëse do të financohet ndonjë projekt i ardhshëm nga ndonjë bashki apo teatër. Nuk e di nëse do të më jepet e drejta të punoj në Teatrin Kombëtar. Pres financimin nga Ministria e Kulturës të një projekti tashmë të realizuar dhe kam frikë se kjo praktikisht (ndonëse nuk ka asnjë paragraf ligji apo rregulli të shpallur) më heq të drejtën të aplikoj për një financim të dytë brenda vitit 2010, pohon regjisori Çipi.

-Si e shikoni sot teatrin shqiptar?
Kaotik. Nuk do të thoja në krizë, sepse ka pasur periudha më të vështira se sa aktualja. Fatkeqësisht teatri shqiptar është ende në tranzicion; nuk është shkëputur nga trashëgimia e tij socialiste dhe nuk është demokratizuar ende, në kuptimin e gjerë dhe të plotë të fjalës.

-E ndërkohë, sa efikase kanë qenë politikat kulturore që ndiqen për teatrin?
Nuk e kuptoj për cilat politika e keni fjalën? Ka 20 vjet që për teatrin nuk ka asnjë politikë kulturore, as në nivel kombëtar, as në nivel institucional individual.

-Sipas jush, sa e vuan mungesën e politikave kulturore teatri shqiptar?
Tani po, e kuptoj pyetjen. Siç e thashë më lart, teatri shqiptar është në kaos dhe arsyeja është pikërisht mungesa e politikës kulturore, e cila do të duhej të ishte nisur dhe zbatuar fillimisht nga Ministria e Kulturës qysh më 1991, për tia kaluar më pas këtë kompetencë një organi më të specializuar, si Qendra Kombëtare e Teatrit, e cila nuk ekziston fare, megjithëse krijimi i saj është detyrim ligjor për Ministrinë qysh nga viti 2000, kur u miratua ligji i parë Për Teatrin.

-Sa e vështirë është sot të vendosësh një shfaqje në skenë?
Kjo varet, nëse punon për llogari të një teatri shtetëror, si psh Teatri Kombëtar, apo privatisht. Meqenëse dyert e Teatrit Kombëtar janë të mbyllura për mua që prej janarit 2004, më duhet të përgjigjem si regjisor në projekte private. Është shumë e vështirë. Së pari, sepse Ministria e Kulturës mund të mos marrë në shqyrtim fare kërkesën tënde për financim projekti, pa marrë mundimin të të japë as përgjigje zyrtare për këtë, siç më ka ndodhur gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Së dyti, sepse edhe kur të financon, Ministria e Kulturës është tepër dorështrënguar me privatët, duke harruar se ndryshe nga Teatri Kombëtar, i cili ka një buxhet vjetor me të cilin i mbulon të gjitha shpenzimet e tij pa asnjë dhimbje koke dhe ka në pronësi një ndërtesë me dy salla shfaqjesh, privatët duhet të paguajnë gjithçka, me para të thata në dorë, që nga aktorët, e deri tek pastrueset e sallës. Për ta thjeshtuar bisedën për lexuesin, një projekt teatror privat financohet mesatarisht me 1,5 milion lekë të taksapaguesve, ndërsa Teatri Kombëtar me mbi 100 milion në vit. Aritmetika e thjeshtë tregon se një projekt i Teatrit Kombëtar, nga mesatarisht katër të tillë në vit, financohet 15-20 herë më shumë se një projekt privat. Përveç të tjerave, një politikë e tillë është edhe antikushtetuese, pasi Neni 11 i Kushtetutës sonë sanksionon barazinë e pronës private dhe asaj publike.  

-Ndërkohë që është folur shumë se mungon brezi i ri i aktorëve në teatrin shqiptar, ju si e gjykoni këtë?
Akademia e Arteve diplomon çdo vit mesatarisht 15 aktorë të rinj. Nuk mund të thuhet se mungojnë aktorët. Një përqindje e tyre janë edhe të talentuar, edhe të apasionuar. Nëse kjo përqindje është 10%, Akademia e ka kryer funksionin e saj. Problemi është se ky aktor ose kjo aktore, ose këta aktorë, duhet të presin të dalë në pension dikush në Teatrin Kombëtar. Edhe kjo politikë është e jashtëligjshme, pasi bie në kundërshtim me Kodin e Punës, i cili sanksionon se vendi i punës, pra paga, jepet si shpërblim për punën, jo për letargjinë, por përderisa shkelet Kushtetuta, kujt i bëhet vonë për një ligj?

- Mendoni se duhet të ketë më shumë regjisorë të rinj, që vendosin shfaqjet e tyre teatrore në skenë?
Problemi me regjisorët e rinj është sa i ngjashëm me atë të aktorëve të rinj, aq edhe i ndryshëm. Është i ngjashëm se ata, sikurse moshatarët e tyre aktorë, përballen me indiferencën cinike të teatrove, që dominohen nga klanet e aktorëve. Është i ndryshëm sepse për ta nuk ka vende pune në organika fare dhe ata nuk kanë pse presin të dalë dikush në pension, pasi teatrot nuk mbajnë në punë as regjisorë të vjetër. Është i ndryshëm edhe për faktin unikal se në Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri, punën e regjisorit e bëjnë rëndom aktorët e paaftë, ata që mbeten për vite pa role, sepse nuk i do asnjë regjisor, befas një ditë bëhen regjisorë!!! 

-Zhvillohen shumë festivale teatrore në vendin tonë, mendoni se të gjithë këto përcjellin atë që pretendojnë tek publiku?
Çfarë ju bën të mendoni se zhvillohen shumë festivale? Nëse marrim në konsideratë popullsinë, mund tju them me kompetencë të plotë se në Shqipëri zhvillohen pak festivale. A e dini sa festivale zhvillohen në vendet fqinje, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Itali? Së dyti, duhen ndarë festivalet turistike, nga ato profesionale. Festivali profesional është ai që zhvillohet për të vlerësuar arritjet individuale dhe kolektive të artistëve pjesëmarrës. Festivali turistik është ai që zhvillohet për të promovuar një sit të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore apo historike, apo për të pasuruar ofertën turistike në një sezon dhe territor të caktuar. Mbi këtë bazë duhet të gjykohet nëse X festival ia vlen të finacohet apo jo, nga cili ent publik dhe me çfarë buxheti të financohet. Për sa i përket cilësisë së festivaleve, mendoj se shkon përgjithësisht në raport të drejtë me buxhetin e tyre. Festivali Vera e Ohrit ka një financim vjetor nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë prej 250 mijë eurosh. Të gjitha festivalet teatrore shqiptare nuk arrijnë as gjysmën e kësaj shume.
 

 -Diçka rreth projekteve tuaja artistike gjatë këtij viti?
Unë kam shumë projekte për veten, por n

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›