E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Tirana nuk ka nevojë për një Sali në Bashki”

Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatet e kësaj forca politike për njësinë numër 5 në kryeqytet, Jeta Seitajn e cila shpalosi prioritetet e Bashkisë dhe investimet të cilat do të kryhen.
 

Në sloganin e vetmja rrugë, Seitajn deklaroi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar, pasi vetem me anë të kësaj motoje, të gjithë do të mundin kualicionin e turpit.
 

“Jam në shërbim të të gjithë qytetarëve”. Ku ka qënë mesazhi i përcjellë prej saj, ndërsa premtoi se investimet nuk do të reshtin në të gjithë zonat e Tiranës së Re.
 

Ndërkaq, në këtë prezantim, kryetari i Bashkisë Edi Rama përcolli objektivin e qartë të Bashkisë, ndërsa puna për të ndërtuar Tiranën është dhe do të jetë kusht, për një jetë më të mirë.
 

“Ndërtuam një park, parkun e dytë më të madh të qytetit me shëtitoren më të gjatë të Tiranës, për këdo që do të eci i shqetësuar nga makinat, me plotë pemë, me hapsira, me terrene sportive dhe me kende per te moshuarit. Por edhe më e plotë ishte kënaqësia e asaj vepre te realizuar kur pergjatë ecjes të shëtitores së re, mblidheshin të rinj dhe qe vinin nga e gjithë Shqipëria”.
 

 Rama tha se kjo është Tirana që ndërtojmë prej 10 vitesh, ndërsa në fokus mbeten politikat e punësimit, ngritja e kampuseve, fushave sportive, spitaleve dhe spitalit Bashkiak dhe parqet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›