Erjon Bogdani: Goli i Mutus? Ai është i çmendur
Sulmuesi kuqezi fitoi penalltinë që u shëndërrua në gol nga rumuni pas një lobi që u ngriu gjakun tifozëve
Erjon Bogdani ka folur në post-ndeshjen kundër Xhenoas, për të komentuar këtë fitore të Çezenas. Ky është komenti i tij i publikuar në numrin e djeshëm të “Il Corriere di Romagna”: “Penalltia” Çekareli e shtyu topin me kokë dhe ai mbërriti në zonën time: unë sulmova menjëherë portën, duke u vendosur mes topit dhe mbrojtësit, pastaj kërkova që të gjuaja, por më rrëzuan. Penalltia ishte që çke me të, por Moreti meritonte edhe kartonin e kuq. Mutu? Adrian është i çmendur, por edhe shumë i zoti. Ai është me të vërtetë një lojtar i çmendur, por i tillë është dhe ne kemi shumë nevojë për lojërat e tij. Ajo që është pozitive është se po e kupton se çdo të thotë të luash këtu te Çezena. Për të nuk ishte e lejtë, vinte nga Fiorentina ku ka shumë lojtarë që të ndihmojë që të mbash topin. Këtu është ai që duhet të vendoset në dispozicion të të gjithë skuadrës. Por e njoh mirë dhe po vërej se po përqafon gjithnjë e më shumë këtë realitet të ri. Besoj se këta dy gola do të ndikojnë që ta zhbllokojnë përfundimisht dhe t’i japin një kontribut të madh çështjes sonë. Kur fitohet është gjithnjë diçka e bukur dhe jam shumë i lumtur për skuadrën. Unë e nisa ndeshjen nga stolid he hyra në momentin e duhur. Nuk është gjithnjë e lehtë që të hysh në lojë në ndeshje e sipër dhe të jesh gati. Më vajti mirë, unë ndjehem mirë dhe do të punoj gjithnjë me përkushtim të madh për ta vendosur trajneri në vështirësi. Sa më shumë që të jemi për nje vend titullari, aq më shumë mundësi zgjedhjeje do të ketë ai. Marrëveshja me Mutun? Po, u ndjeva shumë mirë me të, por sigurisht është trajneri ai që vendos se kush do të zbresë në fushën e lojës. Ajo që më vjen të them është se skuadra po rritet. Të gjithë repartet po ecin mirë, madje edhe ata që luajnë më pak, janë gjithnjë gati. Klasifikimi? Po ngjitemi, por rruga është ende e gjatë. Fitoret me Bolonjan dhe Xhenoan na kanë ndihmuar që të kthehemi në luftën për mbijetesë, por tani po vijnë tre ndeshje shumë të vështira me Juventusin, Palermon dhe Interin. Për ta arritur mbijetesën duhet gjithnjë të mendojmë se është e vështirë. Juventusi? Në Torino duhet të zbresim në fushën e lojës me të njëjtën mendësi që kemi pasur në dy ndeshjet e fundit. Në fillim duhet të mendojmë që të mos pësojmë gold he më pas të ndërtojmë raste për të shënuar. Në Itali, futbolli-shampanjë nuk ekziston. Në verë, rreth kësaj Çezene ndjeja shumë entuziasëm: pak a shumë të gjithë mendonim se mund të luanim një futboll të bukur. Sipas meje, duhet një tjetër cilësi për të shpëtuar dhe tani Çezena ka ndryshuar. Ka më shumë besim, më shumë dëshirë. Kjo është ajo që na mungonte që nga fillimi dhe ndaj e kishim më të vështirë”.