Për titull jemi edhe ne

Fitorja e ekipit madrilen ndaj Atletico Madridit të shtunën ia mundësoi ekipit të Jose Mourinhos të shkëputet në gjashtë pikë ndaj gjigantit katalunas, i cili humbi nga Getafe. Përkundër këtij fakti, mbrojtësi i djathtë insiston se ‘Los Blancos’ gabojnë nëse mendojnë se e kanë siguruar titullin e kampionit.
“Shumë njerëz mund të mendojnë se titullin e ka fituar Real Madridi. Mirëpo, sfida është ngazëlluese dhe na fascinon . Për fat të mirë tonin ka ende kohë deri në fund të sezonit”, deklaroi Alves për mediat spanjolle.
Mirëpo, futbollisti brazilian e pranon se humbja eventuale në ‘El Clasico’ më 10 dhjetor në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ do t’ia vështirësonte punët ekipit të Pep Guardiolës.
“Dallimi prej nëntë pikësh, nëse humbim në Bernabeu, do të ishte i tmerrshëm. Nuk kemi vend për gabime, do të shkojmë atje për të luftuar ashtu siç dimë ne”, përfundoi Alves.