Synon rekorde në klub

Mirëpo, ish futbollisti i Evertonit ndien se në 5-6 vjetët e ardhshëm mund ta kalojë legjendën e këtij klubi. “Do të ishte një gjë fantastike nëse ndonjëherë do ta arrija këtë rekord dhe do të bëhesha golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit. Do të isha absolutisht i tronditur nëse e arrij këtë. Unë do ta synoj këtë dhe ndihem i aftë që ta bëj një gjë të tillë në 5-6 vjetët e ardhshëm”, deklaroi Rooney për tabloidin britanik ‘The Sun’.
“Nëse e bëj këtë, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për mua. Do të isha mjaft i nderuar dhe krenar. Sir Bobby Charlton ishte legjendë absolute, lojtar i madh dhe do të isha i mahnitur nëse do ta kaloja rekordin e tij, të cilin e ka mbajtur gjatë. Shpresoj të mos kem pengesa, si lëndimet apo raste të ndonjë natyre tjetër”, përfundoi Rooney.