E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grigera, nga Ajaksi, te Juventusi në qershor

Albania-Sport - Mbrojtësi cek i Ajaksit të Amsterdamit, Zdenek Grigera, do të kalojë te Juventusi sezonin e ardhshëm dhe do të luajë për ngjyrat bardhezi deri në 2012-n, bëri të ditur të enjten klubi italian. Grigera, 26 vjec, luan me Ajaksin që nga sezoni 2003-2004. Kontrata e tij me klubin holandez përfundon në fund të sezonit aktual.
Mbrojtesi ka luajtur më parë me klubet ceke të FC Zhlinës, gjatë sezonit 1997-1998, të Petra Drnovicës, gjatë periudhës 1998-2000, dhe, së fundmi, me Spartën e Pragës, gjatë periudhës 2000-2003, përpara se të kalonte te gjigantja holandeze. Grigera, i cili numëron 48 ndeshje të luajtura me skuadrën përfaqësuese të vendit të tij dhe një gol të shënuar, ka qenë pjesëmarrës në Evropianin e 2004-s, në Portugali, dhe në Botërorin 2006 në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›