E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçahet Federata Italiane e Futbollit

Kur kanë kaluar 14 muaj nga apelimi i Juventusit për titullin 2006, situata në futbollin italian është e paqartë dhe e sikletshme.

Federata (FIGC) është e ndarë për sa i takon marrjes apo jo të titullit nga Inter.

Presidenti i (FIGC) Giancarlo Abete shmang pyetjet për qëndrimin e FIGC, duke shpresuar që në datën 18 të gjendet një marrëveshje apo një rrugëdalje.

Ai pohon: “Jemi në pozitë të palakmueshme, duhet të gjejmë brenda institucionit tonë një rrugë të përbashkët”.

Ndërkohë, Këshilli i FIGC është i ndarë, pasi një pjesë e anëtarëve pretendojnë se ata nuk kanë kompetencat që të vendosin për heqjen apo caktimin e titujve, duke mos dashur që të bëhen protagonistë në këtë çështje.

Tittulli i vitit 2006, i është dhënë Interit pas përfshirjes në skandalin e quajtur “Calciopoli” të Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›