AK, protestë në Vlorë, kundër rregjistrimit etnik

Ndërsa Parlamenti shqiptar ka miratuar me shumicë votash pr.ligjin për rregjistrimin e popullsisë, në qytetin bregdetar të Vlorës, në mesditë është zhvilluar një protestë kundër këtij regjistrimi.
Protesta është realizuar pak minuta më parë nga mijëra aktivistë të AK, të cilët kanë qenë të pranishëm në stadiumin e qytetit, me parrulla të ndryshme.
Protesta nga ana e tyre është mbajtur gjatë ndeshjes Flamurtari-B. Podgorica. Tifozët kanë hedhur akuza kundër Ministrit Genc Pollo.