E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj shkëlqen si titullare

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 11:57

Fatmire Bajramaj i ka heshtur kritikët të martën mbrëma, pasi ka shkëlqyer në fitoren e Gjermanisë përballë Francës 4:1. Sulmuesja kosovare për herë të parë luajti si titullare për gjermanet, në këtë kampionat botëror.

Futbollistja më e paguar në Gjermani, në dy ndeshjet e para kundër Kanadasë dhe Nigerisë kishte përfunduar në bankinë, derisa iu dha rasti të luajë vetëm minutat e fundit të këtyre ndeshjeve.

Pas lëndimit nga Melanie Behringer, 23-vjeçarja luajti nga minuta e parë kundër Francës dhe shfaqi talentin e saj. Ajo e ndihmoi Gjermaninë të shënojë fitore, edhe pse nuk arriti të shënojë gol.

"Ishte kënaqësi të luaj nga fillimi. I kam pasur familjen dhe miqtë e mi në tribuna dhe ata më kanë dhënë forcë”, ka thënë Bajramaj, e cila para ndeshjes kishte marrë një këshillë për kritikat që i janë bërë ditëve të fundit.

Një mik imi, para ndeshjes më ka thënë ‘Mos i dëgjo fjalët e njerëzve, imagjino sikurse ju jeni vetëm dhe po luani futboll”, ka treguar anëtarja e klubit gjerman, Frankfurt, e cila ende nuk dihet se a do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen çerekfinale kundër Japonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›