E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger, akuza çelsit dhe Mançester Sitit

Francezi është mbështetës i politikës së ndërtimit të skuadrës duke u mbështetur tek të rinjtë, politikë që e ka përdorur që kur ka marrë drejtimin e “Topçinjve” në vitin 1996. Ai kundërshton praktikën e klubeve si Çelsi apo Mançester Siti, të cilat shpenzojnë shuma marramendëse në merkato për të marrë futbollistët që duan.Në një deklaratë për të përditshmen britanike “The Sun”, “profesori” theksoi se situata e tanishme financiare e klubeve të Premier Ligës është më e keqja që kur ai hyri në futbollin anglez. “Futbolli profesionist ka të bëjë me fitimin e titujve, por edhe balancimin e buxhetit. Ky është rregulli themelor, për të cilin kam luftuar te Arsenali. Ata që kanë në dispozicion shuma të mëdha parash në merkato bëjnë hile, sepse fryjnë artificialisht shifrat nga sponsorët. Kurse ne përdorim vetëm paratë që prodhojmë vetë”, nënvizoi trajneri francez.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›