Pandev: Erdha për Mourinjon, jo për paratë
Ai ka pranuar se simpatia dhe admirimi për trajnerin e zikaltërve, Hoze Mourinjo, ishte një nga arsyet kryesore në vendimin e tij për të Kaluar te Interi pas fitores së “betejës’ me Lacion. Tashmë ai dëshiron t’i tregojë Moratit që investimi i tij 4-vjeçar nuk do të shkojë dëm.“Dua të falenderoj trajnerin që më dha mundësinë të luaj që në ndeshjen e parë. Zgjodha Interin sepse e admiroj Mourinjon, jo për para. Të gjithë e dinë atë që ndodhi me Lacion, nuk dua të flas më për këtë”, u shpreh sulmuesi ballkanas në një komunikim me mediat.