Erkand Qerimaj, i 7-ti në Botëror përmirëson rezultatin e Pekin 2008
Tek ai ishin shpresat për të marrë një medalje të artë në Guojang të Koresë së Jugut, ku po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur, por megjithatë rezultatet e tij kanë qenë premtuese. Bëhet fjalë për peshëngritësin e njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili nuk ka mundur ta përballojë konkurrencën e madhe në kategorinë 77 kg për tri vendet e para që të çojnë në pod, por megjithatë ka shënuar rezultat të mirë për sa i përket krahasimit me veten. Qerimaj nuk mundi të shkojë dot më larg se vendi i 7-të në botë në dygarësh, një gjë që tregon edhe përmirësimin e tij në krahasim me Olimpiadën Pekin 2008, ku ai mundi të pozicionohej vetëm i 13-ti në botë. Në Botërorin e sivjetshëm të të Rriturve, që po mbahet në Korenë e Jugut, vendi ynë përfaqësohet me tre sportistët e tij më të mirë në peshëngritje. Pas Romela Begajt, që kishte konkurruar 24 orë para tij, dje është ngjitur në pedant Erkand Qerimajt, i cili ka garuar në kategorinë e peshës deri në 77 kg. Në shkëputje, sportisti shqiptar ka dështuar në provën e parë me 153 kg, por e ka korrigjuar veten në atë të dytën, duke e ngritur me sukses këtë peshë. Ndërkaq, në provën e tretë ai ka ngritur me sukses 156 kg, duke marrë vendin e 7-të në stilin e shkëputjes. Ndërkaq, në atë të shtytjes, ai ka ngritur me sukses 187 kg në provën e parë, ndërsa ka dështuar në provën e dytë me 192 kg.
Por në provën e tretë ai ka ngritur 193 kg, duke marrë vendin e 8-të në shtytje dhe duke vulosur kështu vendin e 7-të në dygarësh me 349 kg. Kinezi Xia Jun u shpall kampion bote, ndërsa armeni Tingrean nënkampion. Garimi i kuqezinjve kishte nisur të hënën me Romela Begajn, e cila konkurroi në kategorinë e peshës trupore deri në 58 kg. Ajo ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, por është detyruar të kënaqet me vendin e katërt në botë, me një total prej 207 kg në dygarësh. Renditja e katërta në botë përbën një përmirësim prej dy vendesh krahasuar me Lojërat Olimpike të 2008-ës dhe premton mjaft për ato të ardhshmet, Londër 2012. Përveç Romela Begajt dhe Erkand Qerimajt, për Shqipërinë do të konkurrojë dhe Ervis Tabaku, në peshën deri në 85 kg.
A. Manallari