Pret damarët me brisk i burgosuri
Në pritje për t‘u gjykuar për krimin e bërë, një 52-vjeçar nga Durrësi ka prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur të hënën, në një nga dhomat e Institutit të Edukimit të Veprave Penale në qytetin bregdetar. Shokët e dhomës e kanë ftuar të dalë në ajrim Sotiraq Kurilën, por kanë parë që nga poshtë batanijes rridhte gjak dhe kanë kërkuar ndihmën e personelit. Nga hetimet ka rezultuar se Kurila ka përdorur një brisk rroje për të prerë damarët. Ai është arrestuar, pasi më 14 gusht të këtij viti tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten dhe plagosi të bijën.
v.q.
v.q.