Plagosën dy veta, katër në pranga
Në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit, një ngjarje për motive banale, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Katër të rinj kanë goditur me thika dy bashkëmoshatarë dhe krahas tyre është shpallur në kërkim edhe pronari i lokalit, për indiferencë në këtë krim. Rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm, policia ka arrestuar 19-vjeçarin Ervin Sinani, 20-vjeçarët Adriano Pajova dhe Elidon Ahmeti, dhe 21-vjeçarin Elguen Debrova, të tre banorë të qytetit të Elbasanit. Ata akuzohen se të hënën pasdite kanë plagosur me thika dy 24-vjeçarë, në ambientet e lokalit "Olive", me pronar shtetasin A.Tupi.
Be.Dy.
Be.Dy.