E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen vjedhjet, arrestohen dy veta

Lumë vjedhjesh në Qarkun e Fierit. Që nga kioskat, deri te banesat në fshatra, janë bërë objekt vjedhjesh. Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Tre kioska në qytetin e Fierit, disa banesa në Seman dhe një pikë lotarish sportive në Lushnjë kanë rënë pre e hajdutëve. Furia e vjedhjeve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, duke aguar e marta. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, është arritur të zbulohet shpejt autori i vjedhjes së tri kioskave dhe ai është 18-vjeçari Vangjel Xhelili, person me precedentë të mëparshëm penalë. Brenda pak orësh është arrestuar edhe autori i vjedhjes së pikës së lotarive sportive në Lushnjë, që është 30-vjeçari Bledar Bibo. Por mbeten pa autor vjedhjet në fshatrat e Komunës Topojë të Fierit, ku raportohet për një numër të madh bagëtish dhe shpendësh të zhdukura.

m.t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›