E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erkand Qerimaj ka shpjeguar akuzat per doping

Pas përhapjes së lajmit se është gjetur pozitiv në kontrollet anti-doping gjatë Kampionatit Europian të Peshëngritjes në Antalia, ku fitoi dy tituj kontinental dhe një medalje argjendi në shtytje, ka ardhur edhe reagimi i Erkand Qerimajt.

Kampioni kuqezi ka shpjeguar gjithçka në këtë çështje, nëpërmjet një konference për shtyp. Qerimaj konfirmoi se ai ka përdorur vitamina “body surge”, të cilat përmbajnë edhe nënproduktin e “metilheksaneaminës”, duke e deklaruar atë si në kontrollin e datës 4 prill, ku doli negativ, ashu edhe më 12 prill, përpara garës në Antalia.

Peshëngritësi shkodran ka deklaruar se federata botërore nuk ka publikuar asnjë informacion rreth kësaj çështje, për të garantuar ruajtjen e imazhit të sportistit dhe prezumimin e pafajësisë dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa nënvijëzoi faktin se informacioni ka dalë nga Shqipëria dhe është bërë për qëllime dashakeqe.

Tashmë Qerimaj pret përgjigjen nga penali dëgjimor në Federatën Botërore, që do të vendosë nëse ai do të shpallet i pafajshëm apo fajtor.

Pavarësisht të gjithë situatës së krijuar, Erkand Qerimaj premtoi se do ti ndjekë të gjitha shkallët e nevojshme për të fituar pafajësinë e tij. Ndërkohë, ai bëri të ditur se po përgatitet me ngarkesë maksimale për Lojërat Olimpike, “Londër 2012”, ku thekson se ka si objeitiv të fitojë medalje për Shqipërinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›